Opozita: Pas skandalit të përgjimeve Rama të japi dorëheqje të menjëherëshme

HERMES, agjensi udhëtimi

Përgjimet e reja të “Bild”, vjen reagimi i parë nga opozita

Nga ana e opozitës reagon Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, i cili kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, për shkak të audio-përgjimeve të publikuara sot nga gazeta Bild.

Vasili shkruan se Rama u provua botërisht si hajdut ordiner votash, ndaj drejtësia duhet të veprojë kundër tij.

“Edi Rama e largoi përfundimisht veten! Provat e BILD shkatërruese! Kryeministri u provua botërisht si hajdut ordiner votash bashkë me të gjithë hajdutët e ministrisë së brendshme dhe turli farë zyrtarësh të shtetit dhe horrash e alabakësh! Të japë dorëheqjen dhe të largohet nga zyra menjëherë! Drejtësia ta ndalojë, ta hetojë dhe ta dënojë, ç’presin më”, shkruan Vasili.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje