Bild/ Kupola socialiste kapet në përgjime për blerje votash

Pjerin Ndreu

Ish-deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës, ka rënë në përgjimet e publikuara nga BILD. Në përgjimet e publikuara me drejtorin e Drejtorisë Arsimore Dibër, Drini Gjeçi, i kërkon këtij të fundit që të marrë drejtorin e shkollës së Reçit dhe të deklarojë votën, ose në të kundërt do të fluturojë nga puna.

Përgjimi i Pjerin Ndreut me drejtorin e DAR

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi

Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi

Pjerini: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini: Po Pjerin, si ja kalove?

Ndreu: A je mirë, si ja çon?

Gjeçi: Mirë jam mirë

Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Ti thuaj shkollës të deklarojë votën hapur, se ata sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të këndshme. Deklaro voton hapur atje, se ndryshe ditën e hënë tregoja se ku fluturon.

Gjeçi: Reshat Elezaj?

Ndreu: Po

Gjeçi: Flas unë tani me të.

Ndreu: Tregoji se ku fluturon të hënën. Ta deklarojë hapur se do votojë për PS-në, ose të gjejë një vend ku të fshihet.

Gjeçi: Rri pa merak, se e mbuloj unë këtë punë

Damian Gjiknuri

Damian Gjiknurit, ish-ministri i Energjetikes ka qenë pjesë e përgjimeve të publikuara sot nga BILD, ku flet me drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi për zgjedhjet në Dibër.

Gjiknuri i bën të ditur Arben Keshit se do i dërgojë një furgon me disa çuna, që janë problematik, te cilët do qëndrojnë pranë shtabit të PS-së dhe të jenë për çdo rast.

Përgjimi i Damian Gjiknurit me Arben Keshin

Damian Gjiknuri: Ça bohet?

Arben Keshi: Hiç.

Damian Gjiknuri: Ndonjë merak ndonjë gjo?

Arben Keshi: Do vijnë tani këta deputetët se kanë ardhur ata të PD-së.

Damian Gjiknuri: Do vijnë ata tani. Se kanë gjënë notën e aty.

Arben Keshi: Unë s’kam fjet fare.

Damian Gjiknuri: E di, e di. Do vijnë tashi.

Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë të gjithë nga rrethet dhe askush si njeh.

Damian Gjiknuri: E di ashtu i kanë sjell ata se s’kanë besim tek te vetët.

Nejse do të çoj dhe ça çuna, ti kesh aty, një furgon tjetër.

Ti nis ça që të rrinë aty. Të jenë aty të shtabi jot për çdo rast, mos dalin ata, se janë ca se janë nga ata tipa problematik. Por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Burri i Olta Xhaçkës

Në përgjimet e Bild ka dalë edhe Atan Gaçi, ish deputeti socialist, burri i ministres Olta Xhaçka  i cili falenderon drejtorin e policisë Arben keshi për rrezultatin e zgjedhjeve në Dibër. Ai thote se rrezultati është merite e tij dhe ky është edhe mendimi i shefit të madh Edi Rama. Për punën e bërë me rrezultatin e zgjedhjeve në Dibër, Këshi kërkon si shpërblim kthimin në Tiranë.

Përgjimi nr.2. Artan Gaçi dhe Arben Keshi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi.

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, si kalove?

Arben Keshi: Si kalove ti?

Artan Gaçi: Mirë ja ishim në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa foli për ty.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Nga unë po e po.

Arben Keshi: Qesh

Artan Gaçi: Ai më tregoi dhe historinë e 2011-ës. E të gjitha.  I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishallah kthehen në realitet mos të ngelen..

Be the first to comment

Lini një Përgjigje