Rama nga Maliqi: Nuk ka konflikte në 30 qershor

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Maliqi, Edi Rama deklaroi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Duke ironizuar dekretin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, kryeministri u kthye të flasë sërish për atë që e quan “filxhan”, ndërsa siguroi shqiptarët se nuk duhet të kenë frikë nga asnjë përplase më 30 qershor.

“Ata bëjnë çdo përpjekje që të fusin frikën, sëkëlldinë, pasigurinë në çdo familje sikur këtu po vjen lufta e do përsëritet ’97, se nuk kanë rrugë tjetër veçse të shpresojnë se populli do tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit. Çfarë 97 do bëhet këtu? Kush do e bëjë, cingijet e koncertit të vitit ‘36 që i drejton sipas zonave nga një pallavesh që ka lënë mandatin e ka marrë molotovin? Këta do i drejtojnë revoltat? Ku është populli që do mbrojë Saliun, Ilirin, Lulzimin e Monën? Këto janë fantazira, njerëz që i besojnë më shumë filxhanit se sa Kushtetuës, që nga Ilir Meta që del në mes të zgjedhjeve dhe i anullon si të anullojë Gëzimi këtu në Korçë ndonjë ndeshje të Skëndërbeut se ka informacione nga agjenci të rëdnësishme ligjzbatuese se do ketë konflikt. Informacione shumë të rëdësishme dmth nga filxhani. I ka thënë fallxhorja të del një gjarpër në formë 8 që është 8 qershori, dita e protestës do hajë ndonjë kokë ky gjerpër dil e shpëto vendin. Del ky e thotë shpëtova popullin nga gjakderdhja. S’ka asnjë gjakderdhje vetëm llumderdhje. Asnjë merak mos kini nga konfliktet”,- vijoi Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje