Kosova bllokon kalimin tranzit të autobusëve, mos po hakmerret me taksën e Rrugës Kombit?!

Sezoni veror ka nisur e qindra vetura apo autobuze me kosovare udhetojne jo vetem ne fundjave por cdo dite brigjeve te Adriatikut e Jonit per te pushuar. Duke pare dukurine e takses ne Rrugen e Kombit me te drejte pyesim, mos valle po hakmeret qeveria e Haradinajt ndaj autobuzave tranzit duke i bllokuar?!

Dhjetëra udhëtarë shqiptarë që udhëtonin nga Tropoja në drejtim të Tiranës janë bllokuar për orë të tëra në pikën e kalimit kufitar të Morinës. 

Shkak i bllokimit të autobusëve shqiptarë është bërë një urdhër nga Ministria e Transporteve të Kosovës, e cila nuk lejon më kalimin tranzit të autobusëve shqiptarë, që kryejnë linjën e transportit të pasagjerëve nga Tropoja në Tiranë dhe anasjelltas.

Ky vendim i autoriteteve kosovare i ka gjetur të papërgatitur, drejtuesit e mjeteve të transportit të udhëtarëve, të cilët shprehen të revoltuar mbi këtë ndalim të papritur. Sipas tyre, ato disponojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe teknik dhe madje për kalimin tranzit në Kosovë. Ata shprehen se ka edhe një marrëveshje mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje