Meta: Kush ecēn në rrugën e paligjshmërisë do përballet me pasojat

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Presidenti Ilir Meta foli sërish sot për ngërçin politik dhe datën e zgjedhjeve.

Meta u shpreh se Presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve. 

“Presidenti është  zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i  takon shqiptarëve”, tha Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse do te kemi një datë të re zgjedhjes, Meta tha se po  punohet me qetësi dhe përgjegjësi

Data e re e zgjedhjeve? Sa më parë të jetë e mundur, po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi, dekreti është në fuqi i detyrueshëm për të gjithë, Presidenti mban shënim të gjitha institucionet që shkelin ligjin.

Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston, nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi bëj thirrje për të izoluar çdo të çmendur. 

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave.

Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë le të ecë, Presidenti ka detyrim të bëjë thirrje për reflektim, ata që ecin në rrugën e paligjshëmrisë do të kenë të gjitha pasojat që provokojnë paqen sociale në vend” deklaroi ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje