Kultivoi hashash, arrestohet 21 vjeçari

Mallakastër – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për ” Kultivim të bimëve narkotike”.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin A.Sh, 21 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje