Demokratët Myzeqarë kundër vizitës së Ramës në Lushnje

Mësohet se Kryeministri Edi Rama pasi ka marrë pjesë në aktivitetin e Prishtinës paraditen e sotme është kthyer për të vijuar turin e fushatës zgjedhore “Bashkia që duam”, Sot pasdite ai do të jet në qytetin e Lushnjes.

Burime informacioni për ALB365 pohuan se demokratët e Fierit , Lushnjes dhe të Rrogozhinës janë organizuar për të pritur me protesta “Rama IK” kryeministrin Edi Rama. Ata kanë përgatitur banera e pankarta. Gjithësesi policia nga ana e saj ka marr masa që kryeministrit rama të mos i ndodhi asnjë incident në takimin me socialistët myzeqarë.

Në fundjavë në datën 15 qershor takimi i Ramës do të jet me socialistët fierakë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje