Clinton në Prishtinë nuk i jep dorën Ramës

Për kryeministrin Rama duket se asgjë nuk po shkon mirë së fundmi. Një incident ka ndodhur sot pas fjalimit të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, gjatë ceremonisë së 20 vjetorit të hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë.

Pas përfundimit të fjalimit, Clinton shkoi drejt funksionarëve të lartë të shtetit kosovar dhe shqiptar, të cilët ishin vendosur në rresht njëri-pas tjetrit.

I pari në radhë qëndronte Rama, me syze duke duartrokitur i buzëqeshur. Ish-presidenti i SHBA-së e injoroi kryeministrin shqiptar duke mos ia hedhur aspak sytë dhe vijoi të takonte kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, presidentin Meta e të tjerët në radhë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje