
Ilir Meta ka deklaruar këtë të martë se i vetmi institucion që shpall zgjedhjet në Shqipëri është Presidenti, ndërsa ka shtuar se të gjitha gjykimet e tjera janë “shpikje” të kota.
Përballë gazetarëve, Presidenti Meta ka ironizuar gjithashtu duke deklaruar se vendimin e tij për të mos dekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, palët mund ta çojnë kudo, madje edhe në Gjykatën e Skraparit, por ligji dhe kushtetuta janë të qarta kur thonë se i vetmi organ që shqyrton këto vendime është Gjykata Kushtetuese.
Meta: Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që shpall zgjedhjet ky është presidenti. Mos u lodhni kot duke shpikur të tjerat. Vendimet i tij i gjykon Gjykata Kushtetuese, mund ti çojnë kudo, madje dhe në Gjykatën e Skraparit por zgjedhje nuk ka dhe nuk do ketë pa dekretin e Presidentit.
Lini një Përgjigje