PS vendos që të enjten të nisi procedura e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali tha se vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin pa afat të zgjedhjeve të 30 qershorit, është një akt brutal mbi republikën parlamentare. Ajo tha se të enjten në Kuvend, mazhoranca do të nisë procedurën e shkarkimit të Presidentit Meta.

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, në një prononcim për mediat, Spiropali tha se nuk ekziston në asnjë pikë të kushtetutës fjala çdekretim. Vendimi i Metës – zbuloi Spiropali – do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor.

“Kryesia e PS ka diskutuar mbi atin brutal të presidentit mbi republikën. Të enjten në seancë Kuvendi do zhvillojë një debat me të gjithë argumentet se si Ilir Meta ka sulmuar kushtetutën në duke shpikur zhdekretimin e zgjedhjeve. Vendimi do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në fund do i takojë kolegjit zgjedhor ta shqyrtojë por ne si PS mendojmë se ai e ka humbë të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Procedurat për shkarkimin e tij do nisë të enjten. Do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese në fund por kjo nuk na heq në të drejtë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”, tha Spiropali.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje