PS kërkon shkarkimin e Metës, reagon PD

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ndërsa mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta ditën e enjte, vjen dhe reagimi i parë nga ana e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji shprehet se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që përcakton antikushtetueshmërinë e një akti, por ajo nuk ekziston.

Ndër të tjera Salianji shprehet se Rama ka frikë se parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me më pak se 140 deputetë dhe me pamundësinë ligjore për t’u plotësuar mund të prodhojë një shpërndarje të parlamentit dhe zgjedhje të reja.

“Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetueshmëri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që pêrcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti ështē kushtetues, shembull; Partia Demokratike dhe Aleanca për Teatrin mendojnë se ligji special për të shkatërruar teatrin dhe për të ndertuar kulla është zhvatje dhe vjedhje, cënim i trashëgimisë etj, ligji është antikushtetues por Gjykatë Kushtetuese nuk ka, dhe ligji formalisht është në fuqi! E njejta histori me çdo ligj që prek të drejtat dhe liritë e qytetarëve të cilat nuk kanë ku ankimohen!

Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e dates e shpeton nga pamundesia per ti zhvilluar dhe per tu perballur me popullin, frika deri ne palce e Rames eshte qe parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundesine ligjore per tu plotesuar mund te prodhoje nje shperndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja!”, shprehet Salianji.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje