Nations League, Portugalia fituese e edicionit të parë

Portugalia është kampione e Ligës së Kombeve.

Cristiano Ronaldo me Portugalinë kanë triumfuar në edicionin e parë të Nations League, për ta fituar trofeun më të ri në Evropë, raporton Gazeta Express.

Portugalia, në finale e mposhti 1-0 Holandën, për ta fituar trofeun e dytë në histori me Cristianon në skuadër.

Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi sulmuesi i Valencias, Goncalo Guedes.

Ai shënoi për 1-0 në minutën e 60’, për ta shpallur Portugalinë kampione në edicionin e parë të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje