Anulimi i zgjedhjeve/ Rama: Meta e humbi të drejtën e qëndrimit në zyrë

Ilir Meta nuk ka të drejtë të qendrojë në atë zyrë”, kështu u shpreh nga Burreli, kryeministri Edi Rama.

“Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qendrojë në atë zyrë. Dhe ajo që po ndodh është në zhvillim e sipër, që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik do ikin vetë”, tha Rama, duke paralajmëruar kështu shkarkimin e Presidentit.

Më tej Rama e cilësoi si ‘shpëtimtarin e opozitës’ Metën, ndërsa u shpreh se çmenduritë e tij nuk kanë mbaruar.

“Mbrëmë opozita e rrugës sic e patë ishte më e pakët se asnjëherë në bulevard pavarësisht se ata sa më shumë pakësohen aq më shumë shtrihen në bulevard si cëmcakëz. Ka shumë më tepër njerëz sec dalin në bulevard që duan që kjo qeveri të ikë, që duan të ndryshojë shumica parlamentare por ama shumica e atyre njerëzve nuk janë budallenj dhe nuk mund t’i tërheqë kush pas hunde. Qeverinë nuk e rrëzon asgjë përvec votës së popullit, por dëmton Shqipërinë. Dje papritur për shumëkëndë, por krejtësisht sipas parashikimeve tona u shfaq shpëtimtari i tyre, Presidenti duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, dhe ligjëtrisht është nul, moralisht është turp. Dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpërtimtarit të opozitës s’keni para gjë akoma nuk është çmenduria e fundit do ketë edhe të tjera.

Do apo ado Saliu, Iliri, Lulzimi, filxhani zgjedhjet do mbahen në 30 qershor. Kushtetua e Republikës nuk është filxhan, zgjedhjet nuk janë llumi i kafes turke, institucionet nuk janë bishti i filxhanit, fatin e tyre epolitikanët e shkruajë vetë”, tha Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje