Rashica: Morëm një fitore me meritë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Milot Rashica, i cili edhe shënoi golin për Kosovën, ka thënë se Kosova është dashur që të fitonte sonte.

“Nëse e shikojmë ndeshjen deri në fund, sidomos në pjesën e parë kemi mundur të shënojmë edhe një ose dy gola. Nuk arritëm”, ka thënë ai.

Sipas Rashicës, pjesa e dytë nuk u fillua më e mirë.

“Por, prapë nëse e analizojmë ndeshjen, ne e merituam fitoren sikurse me Bullgarinë”, ka thënë ai.

Rashica po ashtu ka folur edhe për ndeshjen e tij dhe lojën në disa pozita të sulmit.

“Në Gjermani luaj si sulmues i majtë dhe qendërsulmues. Po besoj që luaj në çdo pjesë të sulmit. E kanë ditë forcën tonë prej krahëve. Ka pas dublim të lojtarëve në markim dhe normalisht bashkë me Zenelin e kemi pasur vështirë që të depërtojmë”, ka thënë ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje