Rama i kërkon mbledhje urgjente deputetëve të PS

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Pak para nisjes së protestës së opozitës, presidenti Meta vendosi shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili tha qartë se zgjedhjet e 30 qershorit do të  mbahen në datën e caktuar.

Burime për newsbomb.al, bëjnë me dije se kryeministri Rama ka thirrur me urgjencë deputetët socialistë në selinë e PS mbrëmjen e sotme në orën 22:00, por duke qenë se një pjesë e mirë e deputetëve nuk janë në Tiranë, mbledhja është shtyrë për nesër. Mësohet se grupi socialist do të diskutojë që këtë të enjte të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe të hënën ajo të konstituohet. Për këtë vendim Rama ka njoftuar deputetët e PS me një SMS të shkurtër, e cila kishte këtë përmbajtje ‘Urgjencë, mbledhje në orën 22:00 te selia e PS.’

Po këto burime tregojnë se menjëherë pas konstituimit të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca do t’i dërgojë asaj dekretin e Metës, për ta rrëzuar atë.

Mbetet të shihen nëse këto janë përçapje të PS për t’ju kundërvënë vendimit të Metës, apo Gjykata Kushtetuese do të ngrihet sipas deklaratës që ka bërë dhe më herët Ulsi Manja, i cili ka pohuar se Gjykata do të ngrihet në fund të qershorit.

Megjithatë do të na duhet të presim deri nesër për të parë zhvillimet më të fundit nga selia e PS. Kujtojmë se kryeministri Rama para pak minutash nga Berati, duke iu përgjigjur Metës, tha se ai është 3 hapa para. /NEWSBOMB.AL

Be the first to comment

Lini një Përgjigje