ÇFARË PRITET TË NDODH NESËR NË TIRANË?!

NNga Vladimir Muçaj. – Opozita te shtunen ne mbremje do zhvilloj protesten e radhes. Paralajmeri prej drejtueseve te opozites ka qene per nje shkallezim te mundshem ku sipas saj mund te kete dhe ekstremitete!

Nese opozita eshte ne kete pike te vepruari atehere ajo do te marre noten ” proteste e dhunshme”! Nese kjo ndodh pa pike dyshimi qe opozites i shterojne muskujt politik demokratik! Me dhune ne proteste opozita nuk ben gje tjeter vecse e perkeqeson akoma me shume angazhimin e saj per te mar pushtet paqesisht dhe mes normave demokratike! Duke u motivuar paksa dhe nga publikimet ne gazeten gjermane se fundmi opozita do e perdor si “arme” per te masivizuar pjesmarrjen por ndoshta dhe per te justifikuar episodet e dhunes se mundshme!

Sipas meje nese te shtunen ne mbremje drejtuesit e opozites frymezojne raste dhune atehere pertej prishjes se imazhit te vendit ne syte e arenes nderkombetare do shenoj dhe asgjesimin e saj te pashmanshem! Nese opozita per shkak te inercise fatale te saj me daljen nga institucionet e ka te veshtire te nderroj “marshin e automjetit te saj” per te zbritur ne dialog ajo drejt kapitullimit shkon!

Mendoj se protesta do kete masivitet dhe raste te dhunes do shenohen te shtunen ne mbremje! Por vetem kaq! Opozita nese ne parlament do te ishte dhe “luften” politike atje ta bente me shume sukses do te korrte! Ajo doli ne rruge dhe nepermjet rruges kerkon te largoj Edi Ramen! Nje mision e veshtire dhe harxhim energjish eshte e gjitha! Ne fund te refleksionit tim do te thoja ate qe do deshiroja gjithashtu!

Nese dhuna te shtunen shmanget opozita e ngre “steken ” pilitike! Protesta paqesore dhe dialogu jane kapilare gjaku dhe oksigjeni ne demokraci! Kete duhet ta kuptoj Lulezim Basha, Monika Fatmiri, Nardi, Agroni dhe Idrizi!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje