Tritol banesës së vëllait të Sajmir Taullaut

Lushnje – Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Tritoli ishte vënë në banesën e Albert Taullaut dhe nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.Albert Taullau është vëllai i Sajmir Taullaut, të cilit disa muaj më parë iu bë atentat në lokalin e tij. Taullau është larguar jashtë vendit bashkë me familjen kur vëllait të tij iu bë atentat në 2018 në rrethrrotullimin e Plugut. Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 iu bën dy atentate nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta.

Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjes, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.

Mirëpo familja Taullau është përfshirë që prej vitit 1997 në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit, Baki Taullau

Saimir Taullau ka dëshmuar në gjyq për atentatin ndaj të vëllait, duke thënë se i njihte personat që e vranë, duke i identifikuar ata si anëtarë të grupit të Aldo Bares.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje