NJË SJELLJE NGA KREU I BASHKISË FIER PËR TU PËRSHËNDETUR!

Nga Vladimir Muçaj. – Ndersa klima politike ne vend eshte e trazuar dhe fushata zgjedhore ka startuar. Ne Fier PS ka ndezur fushaten e zgjedhjeve vendore. Armando Subashi rikandidon per nje mandat te dyte ne nje nder bashkite me te medha ne vend.

Deri tashme perballe tij nuk ka kandidate rivale. Edhe pse ai e deshiron perballjen me rivale fushaten e ka filluar fort duke zbritur ne teritor tek votuesit.

Duke qene i vemendshem per shkak te raportimeve te mia profesionale me terhoqi vemendje ne sensin pozitiv sjellja e Subashit ne kete gare te pazakonte elektorale. I veshur jo me kostumin e pushtetarit ai leviz ne takime me automjet te familjareve te vet dhe jo me ate te bashkise. Po ashtu ai ka ndertuar program elektoral jashte orarit zyrtar te administrates. Kete sjellje pushtetari lokal personalisht e shoh per here te pare ndaj e konsideroj qasje per tu pershendetur!

Per hir te se vertetes tabelat e rezultateve zgjedhore nder dekada ne Fier kane nxjerre fitues perfaqesues te Partise socialiste. Pas viteve 90 bashkia Fier eshte drejtuar vetem dy here nga te djathtet. Gjithashtu dhe per kete mandat kater vjecar sondazhet lokale si dhe opinioni i gjere publik klasifikon fitues z.Armando Subashi dhe nese ne gare dalin pretendent dhe garues!

Gjate ushtrimit te mandatit te pare Subashi sipas vezhgimit tone i kushtoj vemendje investimeve publike si dhe kontaktit periodik me qytetaret ne baze. Realisht investimet jane te prekshme dhe te dukshme ne te gjithe teritorin e bashkise. Kjo strategji drejtimi e vendos perseri kryetar bashkie Armando Subashin me apo pa kandidat rivale!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje