Protesta/ Policia: Arrestuam 42 persona

Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve, procedimeve dhe shoqërimeve.

Uniformat blu thonë se kanë arrestuar 42 persona, pasi ata kanë goditur me mjete të forta efektivët e policisë. Policia bën me dije se ka proceduar në gjendje të lirë 17 të tjerë.

“Janë arrestuar gjithsej 42 persona dhe 17 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Protestuesit kanë goditur me sende të forta efektivët”, tha policia në komunikatë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje