BD/ Patozi: Zgjedhjet mund të shtyhen, por…

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se zgjedhjet lokale nuk mund të shtyhen vetëm nëse e kërkon njëra palë pasi kërkon konsensus.

“Zgjedhjet shtyhen kur duan të gjitha palët. Presidenti nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet vetëm se do njëra palë. Ne jemi të përgatitur të futemi në zgjedhje dhe do futemi në këtë proces kurdo që të mbahen ato. Ne kemi dashur që në këtë proces të jenë të gjithë aktorët”, – tha Patozi në Report TV.

Ai thotë se vetëm protestat janë të pamjaftueshme për të rrëzuar qeverinë.

“Protestat janë të pamjaftueshme për t’i dhënë një goditje qeverisë. Unë mendoj se në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, nuk të jep të drejtën të bojkotosh të gjithë procesin politik. Ne do ta pranojmë se ai është një realitet që nuk kthehet më mbrapa.

Kam dëgjuar se në kushtet që mungon ky institucion presidenti mund të bëjë çfarë të dojë, por është e kundërta. Edhe kur ishte ajo gjykatë thuhet se ishte kapur nga qeveria. Ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe mungesa e saj nuk është për t’u neglizhuar por ky nuk mund të përdoret si argument për t’iu sulur institucioneve.

Unë besoj se këto 30 vjet kanë qenë të mjaftueshme që të mos shkojmë drejt një përplasje civile për karriget e dy -tre personave. Prandaj mendoj se do kapërcehet. Ne kemi hyrë për të fituar kudo ku marrim pjesë. Përndryshe nuk do kandidonim. ne mendojmë se Rilindja është në ditë të hallit. Aty ku ne kemi nxjerrë kandidat, mendoj se njerëzit do i përdorin kandidatët tanë si një moment shfryrjeje”,– tha Patozi. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje