Barcelona prezantonë fanelat e reja për sezonin 2019/20

Edhe zyrtarisht, Barcelona tashmë ka prezantuar fanellen vendase për sezonin e ardhshëm

Fanella e re do të jetë krejtësisht të ndryshme me ato që ka pasur viteve të fundit kampioni i Spanjës.

Fanella është e veçantë dhe me kuadrate në vend të vijave vertikale. Kjo është hera e parë në historinë e klubit që për fanellën e parë përdoren kuadrate. 

Kuadratet janë frymëzuar nga pamja e distriktit Eixample të qytetit. Ajo është një zonë e njohur për kreativitetin e banorëve. 

“Fanella është diçka e re dhe e bukur,” shprehet Gerard Pique. “Mbase është ndryshe nga të tjera, por është 100% Barça dhe me një dizajn që përfaqëson lidhjen e klubit dhe tifozëve.”

Fanella e re do të ketë pantallona dhe çorape blu. Jaka në formë V-je e fanellës është dekoruar me vijat e flamurit katalanas.

Barça njoftoi se fanellat e reja “do të jenë në dispozicion për publikun nga e marta (4 qershor) në të gjitha dyqanet zyrtar të Barcelonës”.

Barca synon që me këtë ndryshim të fanellave, të ndryshojë edhe fatin në Champions League, trofe që për herë të fundit e ka fituar në vitin 2019.

Sezonin që lamë pas, Messi me shokë ishte afër triumfit në garën më të madhe në Evropë, pas fitores 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë në Camp Nou. Por, një javë më pas, Redsat përmbysën gjithçka në Anfield dhe fituan 4-0, për të rrëmbyer në fund trofeun, pasi në finale e mposhtën 2-0 Tottenhamin. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje