Tërmeti rishkund Korçën, qytetarët e kalojnë ditën me shi nën çadra

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në qytetin e Korçës. Mësohet se dy lëkundje janë regjistruar brenda pak minutash në orët e pasdites së sotme (2 qershor).

Më shumë se 230 njerëz e gëdhinë natën mes të shtunës dhe të dielës jashtë ose në çadrat e ushtrisë, 160 në Floq, 40 në Vidove dhe 30 ne Qafzes.

Ministria e Mbrojtjes tha se atyre u është siguruar ushqim , ujë dhe shërbim shëndetësor.

Pas frikës së momentit për shkak të lëkundjeve sizmike që vijojnë, shqetësimi i banorëve është për momentin.

Ata thonë se nuk mund të kthehen në shtëpitë e dëmtuara, ndaj tashmë kërkojnë ndihmën e shtetit për rinisur jetën të sigurtë me një çati mbi kokë.

Mes tyre ka fëmijë, gra shtatzana dhe të moshuar. Ata tregojnë tmerrin që përjetuan mëngjesin e së shtunës.

Emergjencat civile në raportin paraprake flasin për 184 banesa të dëmtuara, 60 % nga të cilat thuhet se janë të pabanueshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje