Protestat po ndikohen nga Rusia? Rama: Me apo pa dashje uji shkon në mullirin e tyre

A janë të influencuara protestat në Ballkan nga faktori rus? Kjo ishte pyetja e drejtuar në adresë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Rama, gjatë konferencës së tyre të përbashkët në Tiranë.

Por teksa shefi i NATO-s foli për dialog mes palëve në Tiranë dhe për respektimin e institucioneve demokratike, kryeministri indirekt ka sulmuar opozitën duke thënë se dashur padashur ata përmes protestës së tyre po çojnë “ujë në mullirin” e atyre që nuk duan integrimin e Ballkanit në BE.

Stoltenberg: Iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të marrin pjesë në dialog. Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për t’u përfshirë në proceset tona të ndryshme dhe në vendet aleate të NATO-s. Për vendin tuaj do t’ia lija kryeministrit.

Rama: Së pari nuk është sekret, që qasja e Rusisë ndaj NATO-s, ndaj BE-s, si dhe ndaj proceseve integruese nuk është një qasje miqësore. Së dyti, dua të nënvizoj se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë këtu. Do të ishte një njollë turpi për ne, si një vend i NATO-s. Së treti, patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhet me interesat, vlerat, parimet as të NATO-s e as të BE. Si e tillë, me apo padashje çojnë ujë në mullirin e atyre që nuk e duan integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si në NATO ashtu edhe në BE

Be the first to comment

Lini një Përgjigje