Protesta/ Tensionohet situata para Parlamentit, policia vendos kundragazet

Është tensionuar ashpër situata në protestën e opozitës, e cila ka lëvizur drejt parlamentit shqiptar. Një sërë kapsollash e fishekzjarrësh mesa duket kanë lënduar operatorin e një televizioni i cili është lënduar në këmbë dhe është shtrirë në tokë.

Policia ka nga tjetër ka nisur të paralajmërojë për qetësim të situatës dhe është bërë gati duke vendosur maskat kundragaz. Ende nuk janë hedhur tymueset por duket se për shkak të tensionimit të situatës mund të kemi dhe një përshkallëzim të protestës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje