Rama: Po penguat zgjedhjet u mbyllen dyert e BE dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste sot, i ka bërë presion të gjithë qytetarëve që do të tentojnë të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas tij, këto qytetarë përveçse do të ndëshkohen nga ligji, do t’i heqin të drejtën vetes dhe familjes së tyre për të lëvizur në SHBA dhe BE. “Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë, ndaj do ju dalim borxhit gjatë gjithë këtyre ditëve, do ju tregojmë me durim ku janë kufijtë e ligjit, do ju tregojmë çfarë thuhet në kod. Do jemi të vërtetë dhe do ju themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhjore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE. Unë kam bindjen se 30 qershori do jetë një ditë ku shumë prej atyre që i dalin atyre në krahë s’ do pranojnë t’ju binden”, u shpreh Rama.

Nis sot fushata e Partisë Socialiste, ndonëse garuesit real të saj nuk janë futur në zgjedhje lokale. Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS do të synojë të jetë forcë  e padiskutueshme udhëheqëse në çdo bashki të Shqipërisë.

“Sot nis martona jonë 30 ditore për zgjedhjet e 30 qershorit dhe konfirmimin e PS dhe kandidatëve tanë si forca e padiskutueshme udhërheqëse në çdo bashki të Shqipërisë. Sot nis një martonë për një betejë politike, më të qartë se asnjëherë më parë, mes së shkuarës dhe së ardhmes, mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë përpara me program, ide dhe punë dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapa me baltë sherr e konflikte, mes nesh që duam një vend normal për fëmijët tanë dhe atyre që duan veç pushtet”,- tha ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje