Ambasadori i BE-së flet për mesazhet “sekrete”

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ditën e djeshme në celularin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca media arriti të kapë disa nga bisedat që përfaqësuesi i huaj bënte me kryeministrin Edi Rama.

Rama i fliste Sorecës për Bashën e kreun e republikanavë Fatmir Mediu, mesazhe të cilat janë komentuar gjerësisht në media.

Por këtë të enjte në mbrëmje, mbi mesazhet ka reaguar vetë ambasadori Soreca. I ftuar në emisionin Real Story në Vizion Plus, Soreca ka deklaruar se ai flet po aqsa edhe me përfaqësuesit e opozitës. I pyetur se çfarë po fliste konkretisht me Ramën, Soreca nuk ka dashur të “thellohet” në reagim e tij.

 “Po është gjë gjë e mirë që unë flas me të gjitha palët. E di që ju tashmë në këtë moment po i referoheni fotografimit të celularit tim, por fatmirësisht ambasadori i BE ka mundësi që të flasë me të gjitha palët. Po të kishin marrë një fotografim disa sekonda më parë të celularit tim do të kishin gjetur aty edhe mesazhe që vinin nga anëtarë të opozitës. Kështu duhet të jetë në fakt puna. Sa i përket thelbit të atyre gjërave që janë fotografuar, për këto nuk dua të flas, nuk dua të hyj në hollësi, pasi kam folur me persona të cilët janë parë në atë fotografi.”-tha Soreca

Be the first to comment

Lini një Përgjigje