Ronaldo: Ja 5 futbollistët që kënaqem duke i shikuar

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Legjenda e Brazilit ka përmendur 5 lojtarë që kënaqet duke i shikuar – përfshirë 2 nga Premier League – por s’ka pasur vend për CR7.

Jemi duke jetuar në epokën e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë dominuar në dekadën e fundit.

Luka Modric u bë futbollisti i parë që rrëmbeu “Topin e Artë” pasi CR7 dhe Leo e fituan nga 5 herë për 10 vite me radhë.

Por, dalëngadalë, futbollistë të tjerë po vijnë në skenë dhe Ronaldo tashmë është 34-vjeçar.

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, fenomeni Ronaldo, ka harruar krejtësisht Cristiano Ronaldon kur është pyetur për lojtarët që i pëlqen t’i shikojë duke luajtur.

“Messi, natyrisht, është numër një. Një lojtar me talent si ai s’do të ketë edhe 20 apo 30 vite”, tha Ronaldo.

“Gjithashtu me pëlqejnë (Mohamed) Salah, (Eden) Hazard, Neymar, më pëlqen t’i shikoj duke luajtur, natyrisht edhe (Kylian) Mbappe”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje