“SOS”/ Çfarë ndodhi me kroçerën në Vlorë?

Vlorë – Një kroçerë me emrin “Costa Victoria”, e cila ishte duke lundruar në afërsi të gadishullit të Karaburinit, ka kërkuar asistencë mjekësore pasi kishte një të sëmurë në bord.

Kapiteneria e Vlorës menjëherë pas thirrjes për ndihmë rreth orës 21:15 të mbrëmjes së të mërkurës (29 maj) ka njoftuar ambulancën e qytetit dhe policinë kufitare.

Kroçera mori udhëzim të afrohej në radën e portit të Vlorës dhe të merrte asistencën e kërkuar, pasi personi duhej të zbarkohej në tokë dhe të shkonte drejt Spitalit Rajonal Vlorë, raporton ora.

Pas 30 minutash nga njoftimi, kroçera “Costa Victoria” mbërriti në radën e Vlorës sipas udhëzimeve të Kapitenerisë së Portit të Vlorës në një distancë rreth 1 milje nga porti detar Vlorë.

Kapiteni i Portit sëbashku me personelin e ndihmës së shpejtë me anë të një rimorkiatori RM Aulona shkuan në bord të kroçerës “Costa Victoria” për të marrë të sëmurin me barrelë.

Rreth orës 23:00, personi i sëmurë u vendos me kujdes tek ambulanca e urgjencës dhe u transportua drejt spitalit rajonal të Vlorës për procedurat e mëtejshme mjekësore.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje