Berisha – Edi Rama si Enveri, i urren veriorët

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha tha në emisionin Pressing, se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një urrejtje patologjike për veriun, ashtu siç kishte edhe ish-diktatori Enver Hoxha.

“Rama ka urrejtje patologjike për veriun. Edhe Enver Hoxha e urrente veriun” tha Berisha.

Madje ai shtoi se edhe vetë Hoxha nuk i konsideronte zonat e Tropojës e Hasit si zona të tija.

“Enver Hoxha vetë kur bënte përshkrimin e zonave, në Tropojë thoshte se këta nuk janë me ne. Enver Hoxha konsideronte se vetëm një pjesë e vogël e fisit të Krasniqëve në Tropojë e kanë mbështetur atë. Ai i cilësonte ato zona si zona jo të tija” tha Berisha.

Berisha shtoi se regjimi komunist nuk i lejoi që veriorët të shkolloheshin në Tiranë.

“Nga Hasi vetëm tre persona, një vajzë e dy djem u lejuan që të mbaronin universitetin në Tiranë. Nga Tropoja pak më shumë, mund të themi 6 persona” tha ai.

E të gjithë këtë, ai e Berisha tha është urrejtje e cila u trashëgua nga Edi Rama.

“Edi Rama trashëgon këtë mentalitet urrejtjeje ndaj veriut dhe e vazhdoi pa asnjë diskutim ndaj Kosovës” tha Berisha duke shtuar se edhe Enver Hoxha “shkoi te Stalini e i tha: mirë bëmë që e lamë me Jugosllavinë, ashtu e menduam e nuk është gabim” tha Berisha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje