Zgjedhjet lokale, PS garonë e vetme në 35 bashki

Në zgjedhjet lokale të qershorit do të garohet në 26 bashki të vendit, ndërsa në 35 të tjera do të ketë vetëm votime, pasi do të ketë vetëm një kandidat në garë pa rival përballë. Socialistet do jenë të vetëm në fletën e votimit në më shumë se gjysmën e bashkive.

Në të vetmen bashki ku PS nuk është futur në zgjedhje është Bashkia e Finiqit duke i hapur rruge garës mes dy minoritarëve kandidatit të MEGA-s greke Kristo Kiço dhe kandidatit të pavarur Leonidha Hristo, i cili kërkon një mandat të dytë në këtë bashki.

Në Selenicë, Partia Socialiste ka përballe dy kandidatë. Një komunist dhe një të Bindjes Demokratike.

Kjo e fundit në garën për zgjedhje vendore humbi 6 kandidatë për shkak të problemeve. Ndërsa ata kandidatë të cilët u tërhoqën nga gara pasi ndryshuan mendje kanë mbetur në fletën e votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit pa Partinë Demokratike. Kjo është hera e dytë që demokratët nuk regjistrohen në zgjedhje. Por ndërsa dy vite më parë mesi i majit shënoi zgjidhjen e krizës, fundi i këtij maji po mbyllet pa marrëveshje në horizont.

Top Channel

Be the first to comment

Lini një Përgjigje