Zëvendësuesja e Fleckenstein: Shqipëria i ka plotësuar kriteret

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kati Piri, eurodeputetja e cila zëvendëson në Parlamentin Europian, raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, u shpreh se unioni duhet të duhet të vijojë përpara me premtimet që ka bërë. Ajo theksoi se Shqipëria ka plotësuar kriteret dhe se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë vendimin.

“Unioni duhet të vijojë përpara me premtimet që ka bërë. Çdo shtet duhet të vlerësohet sipas meritave dhe progresit që ka bërë. Kemi parë progres të rëndësishëm, sidomos marrëveshja që zgjidhi ngërçin për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vendet e BE duhet të marrin vendim, shpresoj që grupi im parlamentar të mbështesë hapjen e negociatave me këto dy vende, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk shohim asnjë arsye për të vonuar këtë vendim duke qenë se kriteret nga dy vendet janë plotësuar dhe për këtë arsye duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”,- u shpreh eurodeputetja përgjatë diskutimeve për progres raportin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Komisioni europian rekomandoi sërish sot hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Raporti u lexua nga Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit europian.

“Komisioni europian i rekomandon Këshillit hapjen e bisedimeve tani, si me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.” u shpreh Hahn.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje