Vetëdigjet një person para Shtëpisë Bardhë

SHBA – Një person i ka vënë flakën vetes përballë me Shtëpinë e Bardhë në Washington. Nuk dihen ende motivet e këtij veprimi dhe në çfarë gjendje shëndetësore është, por ai është dërguar me urgjencë në spital aty pranë.

“Konfirmoj se kemi transportuar një pacient me djegie nga Ellipse dhe tani jemi në vendngjarje duke vendosur përforcime”, – tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve në Washington.

Forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ndihmuan në shmangien e dëmeve më të mëdha. Ende nuk është bërë asnjë reagim në rrjetet sociale për gjendjen e burrit dhe ngjarjen që ndodhi para shtëpisë së Presidentit Donald Trump.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje