Muri i Djallit, vendi ku thuhet se vizitohet nga UFO

Maqedoni – Në mesin e një toke të thatë në rrethin e Sveti Nikoles në Maqedoni gjendet një murë misterioz për të cilin janë thënë shumë gjëra. Ky vndi i cili më tepër ngjason me ndonjë luginë në Afganistan se sa në Maqedoni, fshheh një legjendë të shkëlqyer për Murin e Djallit

Që të arrini deri tek Muri i Djallit, duhet që mirë të shtrëngoni atletet. Për të arritur deri tek ky murë, ju duhet të ecni në këmbë për 2 orë nga fshati Bogosllovec i Sveti Nikoles.

Ky murë vazhdon të mbetet mistik, pasi këtë lokacion e vizitojnë njerëz që dëshirojnë ta shohin atë si pjesë të natyrës, por e vizitojnë edhe njerëz që janë vënë në kërkim të pasurisë së groposur, përkatësisht kërkues të arit pasi pikërisht në këtë vend ekzistojnë edhe legjenda se ka të groposur një sasi të madhe të arit. Aty ka tunele nën kodrinë përballë dhe fatkeqësisht më shpesh shkaktohen dëme se sa në të vërtet gjendet arri.

Si rezultat i gjithë këtyre legjendave, një vend i tillë nuk mundet të mos fsheh edhe një inspirim të fuqishëm për artistët, mes të cilëve janë edhe piktorët.

Kur të ndalet një njeri para Murit të Djallit, për një çast ndihet i vogël krahasuar me atë. Më pas mund të ndjesh se në këtë vend ekziston edhe një fuqi e madhe, edhe pse ajo mund të jetë një çregullim tektonik i tokës, por megjithatë ndihet një fuqi e madhe! Muri i Djallit shtrihet nga Lindja drejt Perëndimit dhe sigurisht se kjo nuk është një detaj i rastësishëm!

Njeriu ndjehet i vogël përskaj këtij fenomeni prej guri, pas të cilit fshihen shumë legjenda, përveç asaj tani më të njohurës se si Zoti ka mposhtur djallin, shpesh herë mund edhe të dëgjohen edhe dëshmi të peshkatarëve rreth asaj se si këtë vend e vizitojnë edhe UFO ( objekte të paidentifikuara) jashtëtokësore!

Se si është krijuar ky vend i magjishëm, gjithsesi se një version të tyre, përveç legjendave kanë edhe shkencëtarët, njëherësh një pjesë e madhe e territorit të Maqedonisë para 40 milion vjetësh ka qenë deti, kurse uji ka filluar të tërhiqet para 25 milion viteve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje