Milan dhe Roma “preferojnë” Europa League

Milani dhe Roma do të luajnë në Europa League sezonin 2019/20.

Ka përfunduar tashmë sezoni në Serie A dhe është mësuar gjithçka.

Milani, pavarësisht se fitoi në sfidën e fundit 3-2 në udhëtim te Spal, nuk ka arritur të sigurojë vend në Champions League.

Kështu, shatë herë fituesi i Kupës me veshë, sezonin e  ardhshëm do të bëjë gara në Europa League.

Po ashtu edhe Roma do të luajë në Europa League sezonin 2019/20, derisa e mbylli këtë sezon me fitore 2-1 ndaj Parmës – sfidë ku iu dha lamtumira Daniele de Rosit.

Në fakt, Roma do të luajë në play-off të Europa League.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje