Interi me vështirësi siguron Championsin, edhe Atalanta

Inter dhe Atalanta kanë poshtuar pozitat tre dhe katër për të siguruar biletat për Champions League.

Serie A ka përfunduar me disa ndeshje të çmendura.

Me titullin kampion tashmë të fituar nga Juventusi dhe pozitën e dytë të pushtuar nga Napoli, lufta më e madhe u bë deri në fund për pozitat tre dhe katër, që dërgojnë në Champions League.

Në ndeshjen e fundit, edhe pse me shumë vuajtje, ishin Interi dhe Atalanta ato që siguruan biletat për Champions, kurse Milani dhe Roma mbetën në Europa League.

Interi në sfidën e fundit mori fitore me shumë, shumë vështirësi në shtëpi, duke e mposhtur 3-1 Empolin.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Bale shënoi me të hyrë në lojë në pjesën e dytë në minutën e 51’. Mysafirët barazuan gjithçka në minutën e 75’ me anë të 19-vjeçarit, Hamed Traore.

Por, në minutën e 81’, Radja Nainggolan e dërgoi topin në rrjetë për 2-1, pas një topi të kthyer nga shtylla pas goditjes së fortë të Vecinos, gol ky që e dërgoi Interin në Champions.

Deri në fund dy skuadrat kishin raste të njëpasnjëshme dhe Brozovic arriti të shënojë për 3-1, por VAR e anuloi dhe sfida u mbyll 2-1.

Në anën tjetër, edhe Atalanta nuk e kishte të lehtë në shtëpi ndaj Sassuolos, por në fund fitoi 3-1, falë edhe kartonit të kuq që morën mysafirët në pjesën e parë. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje