Fieraku Odise Roshi edhe 3 vjet tek Grozni

Mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi, ka firmosur për klubin e tij Akhmat Grozni edhe për 3 vite të tjera.

Gjatë mesditës së djeshme, para se Grozni të luante sfidën ndaj Rostov, e cila përfundoi 1-0 në favor të skuadrës së shqiptarit, klubi ka bërë publik vendimin për të shtyrë qëndrimin e fierakut në Çeçeni. Skuadra nga ky rajon në Rusi është bindur nga forma dhe paraqitjet e mesfushorit kuqezi, me të cilin ka vendosur të rinovojë edhe për 3 vite. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”, është publikuar edhe dakordësia mes Groznit dhe Roshit.

“Mesfushori Odise Roshi do të kalojë 3 vitet e ardhshme në klub. Palët nënshkruan një kontratë 3-vjeçare. Roshi mbërriti në verën e vitit 2016. Në sezonin e fundit, për shkak të lëndimit ai u aktivizua në vetëm 12 ndeshje”, shkruan klubi.
Pas operacionit në gju dhe rikthimit nga një dëmtim i rëndë, duket se ky rinovim është si dhurata më e mirë që Roshi mund të merrte nga klubi, në prag të grumbullimit me Kombëtaren.


Be the first to comment

Lini një Përgjigje