Drejtoria e policisë vendore 7 persona të proceduar në 24 orë

Fier – Puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj gjatë javës që kaloi.

Masat e mara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë kësaj jave, në gjithë Qarkun Fier janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga të cilët:
12 janë arrestuar në flagrancë
8 janë kapur paisi ishin në kërkim
27 janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë plotësuar 6 kërkesë padi për tu paisur me urdhër mbrojtje dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas për “Dhunë në familje”.

Janë evidentuar 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë vendosur 684 masa administrative dhe janë tërhequr 10 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Është finalizuar në Fier operacioni “Shënjestra” ku u sekuestruan 1.4 Kg Heroinë, 1 Kg Kokainë dhe u arrestuan në flagrancë poseduesit e tyre.

U kap në Mallakastër një shtetas i shpallur në kërkim për “Trafikim të lëndëve narkotike” i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg.

Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet, gjatë kësaj jave kanë zhvilluar takimet me nxënësit dhe përfaqësues të DAR Fier për mbarëvajtjen e konkursit për vizatimet më të bukura në lidhje me temën “Drogat pararendëse”.
Gjithashtu u zhvillua një orë mësimi në shkollën e mesme “Javan Ndreko” Libofshë për drogat pararendëse, dhunën në familje dhe armëmbajtjet pa leje.

Shërbimet e Policisë do intensifikojnë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje