Banorët/ Po na grabisin shtëpitë, do marrim armët ti ruajmë

Në Poliçan qendër e njësisë së Pogonit në Dropull banorët kanë vendosur të mbrojnë vetë fshatin nga hajdutët e banesave.

Burrat e moshuar të fshatit të largët 11 km larg kufirit me Greqinë patrullojnë vetë çdo natë në fshat pas grabitjeve që ndodhën javën e kaluar në 10 shtëpi, një kafene dhe disa kisha të fshatit brenda të njëjtës natë.

Fshati është terrorizuar nga ngjarja thotë Zoja Pacani.

Disa shtëpi të fqinjëve të saj që jetojnë në Greqi u bastisën nga një grup që çuditërisht kanë marrë vetëm pak sende me vlerë, por më shumë kanë përhapur panik.

Banoret hedhin dyshime se hyrjet me forcë në shtëpi ndoshta nuk kanë si qëllim vetëm vjedhjen

Kryeplaku i fshatit Filip Pacani madje thotë se qëllimi i hajdutëve ka qenë të dëmtojë harmoninë në marrëdhëniet e minoritetit grek me popullsinë shqiptare.

Në Poliçan, fshatin më të madh të minoritetit grek në Pogon, 70% e banorëve jetojnë në emigracion./t.ch

Be the first to comment

Lini një Përgjigje