Atentati/ një i vdekur dhe një i plagosur në Nevoselë

Vlorë – Një i ri mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos në një atentat me armë zjarri në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së hënës (27 maj) në fshatin Poro të Novoselës.

Viktima është shtetasi Sotiraq(Raqi)Mehilli 22 vjeç, ndërsa është plagosur shoku i tij Eno Mataj, 32 vjeç.

Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Policia thotë se dy të rinjve u kanë zënë pritë. Mëhilli e Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi , duke i lënë të dy të plagosur rëndë.

Ata janë dërguar drejt spitalit Rajonal të Vlorës, ku 22-vjeçari Mëhilli ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve në trup.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje