Arba Kokalari eurodeputetja e parë shqiptare, Basha: Moment historik

Arba Kokalari është zgjedhur eurodeputetja e parë shqiptare ne Parlamentin Evropian.

Ajo vjen nga partia e Moderateve suedeze

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur kete nje moment historik, teksa me nje shenim ne faqen e tij ne FB, shpreh urimet per Arben, fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës se PD në Partinë Popullore Europiane!

Mesazhi i Bashes

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!
Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!
Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian! Shqipëria si Europa

Po cila është Arba Kokalari, mbesa e Mysinesë

Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë me origjine shqiptare.

Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.

“Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në Facebook pas daljes së rezultateve.

Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.

Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit së diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje