Sezoni turistik nis me mungesë kuadri në Ohër e Strugë

Maqedonia e Veriut – Kompanitë në vend po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e stafit arsimor profesional.

Ohri dhe Struga jo vetëm që kanë problem të kenë njerëz të kualifikuar në sektorin e hotelerisë, por edhe kompanitë prodhuese në rajonin e Ohrit-Strugës kanë të njëjtin problem.

Prandaj, disa nga shkollat e mesme profesionale kanë filluar të aplikojnë të ashtuquajturin arsim i dyfishtë.

Kjo iu ofron nxënësve të ardhshëm mundësi për më shumë mësim praktik dhe kompanive private, staf të trajnuar mirë, i cili pas përfundimit të arsimit të tyre mund të punësohen te ata.

“Ky është qëllimi i këtij lloji të arsimit, ata nxënës që ndjekin mësimin praktik në vetë kompaninë do të kenë interes ti mbajë në punë. Me këtë që në vitin e dytë ka një ditë mësim praktik, në vitin e dytë tre ditë dhe në vitin e katërt tre ditë mësim praktik. Pas përfundimit të vitit të katërt, atyre do t’u ofrohet një punë me siguri” deklaroi Sasho Nedeski, Drejtor në Qendrën Shkollore Elektro-Mekanike.

Që nga viti 2017, delegacioni i ekonomisë gjermane në disa shkolla në vend po zbaton programin e arsimit të dyfishtë profesional, të quajtur “Skills ekspert”.

Për të prodhuar staf, është e nevojshme që nxënësit të angazhohen drejtpërdrejt në procesin e prodhimit në kompani gjatë arsimimit të tyre të rregullt.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje