Nudo në majë të dritares për të parë protestën

Tiranë – Opozita zhvilloi pasditen e djeshme protestën e 6-të kombëtare, protestë e cila pati një pjesëmarrje të madhe qytetarësh.

Si duket pjesëmarrja e madhe, por edhe thirrjet që filluan që nga sheshi “Skënderbej” kundër kryeministrit Edi Rama, pankartat e përdorura dhe flamuri i shqipërisë i shkrirë me atë të BE-së, dhe me mbishkrimin “Shqipëria si Europa”, kanë tërhequr vëmendjen edhe të qytetarëve në hotelet aty pranë.

Një video po qarkullon në rrjet, ku shihet një çift në një nga dhomat e hotel “Plazza”, të cilët kanë dalë në dritare thuajse të zhveshur, duke parë dhe filmuar protestën.

Qytetarët kanë pikasur çiftin në fjalë dhe i kanë bërë video e foto.

Nuk është e qartë, nëse vajza është me bikini me ngjyrë të hapur, apo nudo, por sido që të jetë, po bën xhiron e rrjetit./dosja

Be the first to comment

Lini një Përgjigje