KOMUNISTI

Nga Edison Ypi – Komunisti është gjallesa më e degjeneruar, më e ndyrë dhe më e pështirë në fytyrë të dheut. Komunisti nuk është njeri.

Komunisti është kafshë, shtazë, gjarpër, krimb, larvë, gaforre, skile, derr, çakall, kukumjaçkë, bretkockë, zvarranik, zhapik. Komunisti është llapaqeni më i gërrditshëm.

Komunisti është dembeli dhe paraziti më i pacipë. Komunisti është hajduti më i pa skrupull.

Komunisti është hipokriti më i neveritshëm. Komunisti është i pabesi më i rrezikshëm. Komunisti është hileqari dhe dredharaku më i qelbët.

Komunisti është vrasës i lindur. Komunisti është një frikacak i pashok. Komunisti nuk ka asnjë ndjeshmëri, asnjë dashuri, asnjë dhemshuri, për asnjë dhe për asgjë. Komunisti është i pa Fe’, i pamoralshëm, i paatdhe’, i pavatër.

Komunisti i spiunon të gjithë, nënën, babain, motrën, vëllain, nipin, mbesën, kushuririn, gjyshin, stërgjyshin, të gjallë, të vdekur, madje komunisti spiunon edhe veten e vet.

Komunisti është mishërimi i të të gjitha sëmundjeve, çrregullimeve, deformimeve, patologjive; psiqike, psikologjike, sociale, qytetare, kulturore, intelektuale, antropologjike.

Komunistin Zoti nuk e ka krijuar për asgjë tjetër veçse si shëmbëlltyrë me ja tregu njeriut normal si nuk duhet të jetë.

Komunisti është edhe shumë më i beterrshëm dhe i llahtarshëm se kaq. Por është e pamundur t’ja numurosh të gjitha komunistit. Se ta cilësosh dhe mallkosh komunistin si e meriton, duhet të kesh ngrënë një Myzeqe me bukë, një Kosovë me groshë, një Tomorr me djathë, një Kinë me oriz, një Kubë me sheqer, dhe të pish një Erzen me raki, një Vjosë me birrë, një oqean me ujë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje