Dy vëllezër rrahin 54 vjeçarin, njëri arrestohet, tjetri hetohet i lirë

Lushnje – Një 19 vjeçar është arrestuar ndërkohë që i vëllai i tij hetohet në gjendje të lirë. Shkaku sipas policisë është se ata në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë rrahur një bashkëqytetarin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.T, 21 vjeç, banues në Lushnje.
Gjithashtu filloi procedimi penal për vëllain e tij, shtetasin F.T, 19 vjeç.
Të dy vëllezërit janë konfliktuar me shtetasin L.Z, 54 vjeç, ku gjatë këtij konflikti shtetasi  E.T duke u nisur nga motive të dobëta ka qëllur shtetasin L.Z me një dorezë metalike (përforcues grushti) e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi L.Z  ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhim, mbajtja  apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje