Gjinushi, dje u zgjodh kryetar i akademisë, sot kafe me Ramën

Një ditë pasi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është parë duke pirë kafe me kryeministrin Edi Rama.

Siç shihet edhe në foto Rama dhe Gjinushi janë ulur në një kafe në kryeqytet dhe po bisedojnë.

Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit u zgjodh dje në krye të Akademisë së Shkencave  me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Kujtojmë se zgjedhja e Gjinushit në kryet të ASH është kundërshtuar fort nga akademiku Artan Fuga.

‘Unë refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej’, u shpreh Fuga.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje