SHBA shton 17 akuza të reja kundër Julian Assange

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, ka njoftuar se ka shtuar 17 akuza të reja kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, duke përfshirë edhe aktin e spiunazhit të lidhur me publikimin e materialeve të klasifikuara.

Thuhet në njoftim se themeluesi i WikiLeaks, në mënyrë të paligjshme publikoi informacione të klasifikuara dhe komplotoi dhe asistoi së bashku me ish-anëtaren e inteligjencës ushtarake amerikane, Chelsea Manning në publikimin e materialeve të klasifikuara.

Julian Assange, qëndroi për shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Britaninë e Madhe, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Ai këtë vit, u arrestua nga policia britanike, pasi që qeveria e Ekuadorit ia refuzoi azilin.

Assange akuzohet nga autoritetet suedeze, për përdhunimin e dy grave. Prokurori na Suedi ka rihapur rastin ndaj tij dhe ka kërkuar të ekstradohet atje.

Gjithashtu, kërkesën për ekstradim e kanë bërë edhe autoritetet amerikane. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje