Rama: Lajm i mirë, nafta e Shpiragut do të dal në treg

Në pusin 4 në Shpirag të Beratit janë gjetur një sërë rezervash nafte. Lajmin e konfirmoi këtë të premte kompania Shell, e cila e njoftoi gjetjen përmes një deklarate për shtyp.

Në lidhje me lajmin ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se gjetja e rezervave të naftës është një lajm i mirë për ekonominë e vendit.

“Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera”-shkruan Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje