Letra e Ramës/ Basha: Largimi jot është i panegociueshëm

Nga qyteti i Durrësit, kreu i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj letrës së Edi Ramës për dialog mes palëve.

Basha u shpreh se opozita nuk luan lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama.

“Misioni ynë është një mision kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mision të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj.

Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan i babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama”, tha Basha.

Sipas tij Rama i ka kapur të gjitha, por sot populli është i bashkuar.

“Për ti dhënë fund këtij teatri që i kushton vendit shumë kjo përballje ka sot në njërën anë pakicën më të tkurrur. Për ju është kjo betejë vëllezër dhe për ju do të jetë fitorja, që kurrë më Shqipëria të mos bjerë në duart e vetëm një njeriu dhe qeveria të mos jetë peng e kriminelëve.

Largimi i Ramës është hapi i parë i panegociueshëm që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës.”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje