Deklarata/ Basha: Një vrasës me pagesë kandidon në zgjedhjet lokale

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se në Qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje.

Deklaratën e sotme të Kryeministrit Rama për nisjen e fushatës zgjedhore më 31 Maj, Basha e komenton duke thënë se “Partia Demokratike do të ndalë një tjetër tirani”.

Pyetje: Zoti Basha, më 31 Maj Rama nis zyrtarisht fuahatën. Si edhe sot ripërsëriti që do të ketë zgjedhje. A jeni të vendosur t’i pengoni?

Lulzim Basha: Mendoj që mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarjeje kaq të rëndësishme janë shumë aktuale. Për të ndaluar një tirani të krimit, bëhet çdo sakrificë me çdo çmim. Unë, Partia Demokratike, opozita dhe gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm, por, kësaj radhe të veshur me krim, me korrupsion dhe oligarki babëzitëse, që e ka shkatërruar vendin dhe ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është tashmë i përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e gjithë shqiptarëve të bashkuar.

Basha shtoi se kandidati i Bindjes Demokratike në Kukës, Abedin Oruci është një vrasës me pagesë.

“Në fakt për shumicën e tyre provat kanë dalë dhe janë bërë publike, pavarësisht në disa raste disa media i shërbejnë amnezisë. Kjo është një thirrje të nxjerrin arkivin dhe ti marrin me radhë se kush janë këta kandidatë. Vrasës me pagesë si Abedin Oruci, vrasësi Ymer Lala, të jemi në këtë betejë aq sa mundemi. Sa të mundeni hapni arkivin se këta janë të denoncuar me emër dhe mbiemër tash e pesë vite.

Ymer Lala është kriminel, Bedri Hoxha nuk ka asnjë mbështetje kur bëhet fasadë me juntën. Sot ndodheni në një betejë për jetë a vdekje. Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe ne distancohemi nga aktet e dhunës. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha, por ne shpalosim programin politik”, tha Basha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje