Aksidenti/ Përplasen dy mjete, plagosen dy gra

Fier – Dy automjete jane perplasur pasditen e sotme ne segmentin rrugor nacional Fier – Patos ku si pasoje kane mbetur te plagosura dy gra

Njoftimi i policise

Në datën 20.05.2019, në aksin rrugor Fier – Patos, në vendin e quajtur “Portëz” mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje